Subscribe

 

I gjithë qarku i Gjirokastrës do të përfitojnë nga investimet e kryera nga qeveria në rrjetin elektrik dhe ujësjellës-kanalizime.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në gjitrokastrër ku pa pa nga afër fazën e parë të investimit në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve. Gjiknuri tha se investime në rrjetin e ujësjellësave kap vlerën e 3,3 miliard lekëve.

 

 

“Sistemi i depove dhe pompat, një investim i qeverisë shqiptare me KfË gjermane. Faza e parë ka përfunduar dhe shumë shpejt pritet të fillojë edhe faza e dytë për të gjithë Bashkinë e Gjirokastrës. Sot që flasim pjesa më e madhe e qytetit ka një furnizim 24 orë me ujë dhe me përfundimin e fazës së dytë të investimit që nis këtë vit, i gjithë qyteti i Gjirokastrës do të ketë furnizim me ujë për 24 orë. Ky nuk është investimi i vetëm në Qarkun e Gjirokastrës. Qeveria do të fillojë shumë shpejt investimin për rrjetin e shpërndarjes së ujësjellësit në qytetin e Tepelenës, në Memaliaj. Po vazhdon investimi shumë i rëndësishëm në Bashkinë e Përmetit, ai në Këlcyrë dhe investime edhe në Dropull”.

 

 

Gjiknuri ishte në nënstacionin elektrik të gjirokastrës ku u njoh nga afër me investimet e kryera nga Operatori i Shpërndarjes në këtë zonë.  Sipas Gjiknurit fuqizim rrjetit elektrik në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet po vazhdojnë në të gjithë vendin.

 

“Këtu jemi dëshmitarë të vazhdimit të një investimi shumë të rëndësishëm në nënstacionin e Gjirokastrës. Investimet në sektorin elektroenergjetik po vazhdojnë dhe ky është një shembull konkret që janë bërë investime të konsiderueshme për përmirësimin e rrjetit. Nga informacionet e fundit që kam edhe nga administratorët e OSHEE, humbjet në Gjirokastër janë tanimë në nivelet më të ulëta historike, rreth 17%. Kjo ka ardhur kryesisht si rezultatet i mirëmenaxhimit por edhe investimeve të kryera të cilat kanë bërë që të administrohet më mirë energjia e hedhur në rrjet”, nënvizoi Gjiknuri.

 

 

Vitet e fundit Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka investuar në gjithë Qarkun për ndërtim rrjeti shumën prej 1.1. miliard lekësh

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *