E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

292 të infektuar dhe 4 viktima sot në vend/ Humb jetën një 39-vjeçar

Këtë të hënë në Shqipëri janë regjistruar 292 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima.

 

Në përditësimin e shifrave, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije për mediat se në 24 orët e fundit janë kryer 2.343 testime.

 

Reklamë

Ndërsa pacientët që kanë humbur jetën janë mes moshave 39-66 vjeç. Nga ana tjetër, betejën me sëmundjen e fituan 417 qytetarë.

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë