Kronikë
28-vjeçari gjendet i vetëvarur në pyll, djali i një biznesmeni nga Përrenjasi

Një tjetër person është vetëvrarë këtë të hënë.
28-vjeçari me iniciale F.A është vetëvarur në masivin pyjor të Stravajt. Ai është djali i një çifti biznesmenësh në qytetin e Përrenjasit. Trupi i pajetë i të riut u gjet 300 metra larg banesës së dajës së tij. Viktima ishte baba i një foshnje 6-muajshe.
Po ashtu, pak më parë u raportua një tjetër vetëvrasje në Elbasan. Viktima ishte pronar i një exchange dhe u gjend i vetëvarur këtë të hënë në banesë nga familjarët e tij.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




