Vetëm gjatë muajit shkurt janë 279 shqiptarë që janë kthyer mbrapsht në kufi. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare, shtetasit e kthyer nuk justifikonin arsyet e udhëtimit dhe u është refuzuar dalja.

 

Po ashtu, në muajin që lamë pas janë evidentuar 19 raste të paligjshmërisë, ku janë proceduar 19 shtetas.

 

Nga këta: 12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta; 5 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”; 1 rast për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”; 1 rast për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”. Policia Kufitare ka arrestuar edhe 4 persona të shpallur në kërkim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *