Subscribe

Rreth 27 ton mish pule i ardhur nga Argjentina rrezikon të prishet në Portin e Durrësit. Kjo për shkak se sasia e madhe e produktit shtazor po kontrollohet nga autoritetet doganore në kushte të papërshtatshme, ndërsa pritet që të hidhet në treg.

 

“Kushtet higjeno-sanitare nuk janë të përshtatshme për të bërë kontrollin këtu. Duhet të ketë ambiente frigoriferike. Në momentin që hapet kontenieri nuk duhet të rrijë më shumë se 30 minuta hapur”, tha Julian Merhori, përfaqësuesi i kompanisë importuese.”

 

Sipas përfaqësuesve të kompanisë importuese, kontrolli i mishit duhet të bëhet në temperatura që shkojnë deri në minus 17 gradë dhe jo në kushte ambientale me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

 

“Subjekti ka bërë kërkesë që të shkojë ta kontrollojë tek ambientet e firmës që ka gjithë kushtet frigoriferike. Subjekti i ka bërë kërkesë doganës, policisë kufitare të gjitha institucioneve dhe na kanë refuzuar kërkesën. […]Firma është plotësisht dakord të bëhet kontrolli. Por ai të bëhet vetëm në kushte të përshtatshme është mish që shkon nëpër familje. Produkt që do hanë kalamajtë.”

 

Më herët, autoritetet doganore, kontrollet mbi cilësinë e produkteve të importuara nga ky subjekt privat i kanë kryer në mjediset e kësaj të fundit, për shkak të mungesës së kushteve frigoriferike në terminalin e portit.

 

Veprimi i tyre mund të cënojë seriozisht sigurinë ushqimore të kësaj sasie mishi, e cila deri në magazinim duhet të qëndrojë në temperatura tejet të ulëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *