E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

26-vjeçari i armatosur në Elbasan kërcënon të vrasë policin, arrestohet

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 26-vjeçar i cili qarkullonte i armatosur me pistoletë në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

I riu u konstatua nga një punonjës policie që ishte jashtë orarit të shërbimit dhe në momentin e ndalimit, 26-vjeçari  ka kanosur punonjësin e Policisë, për ta vrarë.

Në pranga ra shtetasi R. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, njoftojnë blutë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë