E hënë, 16 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 36 minuta më parë
Kronikë

25-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga bashkëatdhetari në Itali

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së shtunës në Itali, pas një sherri mes tre personave.

Mediat italiane reaportojnë se 25-vjeçari shqiptar u plagos me armë zjarri nga një bashkëatdhetar 37-vjeçar, i cili shoqërohej nga një person tjetër.

Raportohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë personat e përfshirë në konflikt janë me precedentë të mëparshëm penal.

Konflikti ka nisur pak pas orës 20:30, në parkingun e supermarketit në Orgnano, Spinea.

Policia ka rrethuar menjëherë zonën e parkingut pasi u dëgjuan të shtënat, por nuk arritën të kapnin autorët, ndërsa 25-vjeçari shqiptar i plagosur, kishte mbërritur vetë në spital.

Vazhdo të lexosh

Reklamë