Subscribe

Pak orë pas protestës së tretë në bulevard, policia arrestoi 25 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë të rinj. Ndërsa 130 të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë

 

Ata akuzohen për organizim dhe mbajtje të tubimeve të paligjshme si dhe ushtrim të dhunës ndaj forcave të rendit si dhe ndaj pasurisë publike

 

Si pasojë e përplasjeve dhe sulmeve me gurë e lëndë piroteknike, tre efektivë morën plagë dhe u dërguan për mjekim në spital

 

Skenat kaotike të dhunës dhe përplasjeve me policinë në mbrëmje nisën para ministrisë së brendshme. Turma synoi të mblidhej para kryeministrisë, por policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion duke e frenuar atë.

 

Protestuesit u ndanë në disa grupe dhe u tërhoqën në rrugët e ish bllokut dhe të Tiranës së Re. ata shkatërruan kazanët e mbeturinave, sinjalistikën rrugore si dhe semaforët

 

Pjesa më e madhe e protestuesve të dhunshëm ishin fare të rinj, madje një pjese e tyre edhe minorenë. Disa prej këtyre ishin të pajisur edhe me shkopa druri. Të ndjekur nga policia, ata shkatërruan çdo gjë që u doli përpara.

 

Ndërkohë harta e protestave u zgjerua edhe në qytetet më të mëdha të vendit.

 

Në Durrës, Fier dhe Lezhë pati edhe goditje të institucioneve dhe pronës publike. Si pasojë e akteve të dhunshme dhe bllokimit të rrugëve, në Durrës  u arrestuan 7 protestues, dy janë në kërkim ndërsa 15 u proceduan në gjendje të lirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *