E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

25 shoferëve u bllokohet mjeti/ Ndëshkohen 89 këmbësorë

Policia e Shtetit ka ndëshkuar 25 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, duke ju hequr patentën dhe ju bllokuar automjetin. Zyra e shtypit konfirmoi se ata janë ndëshkuar sepse kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit.

 

Po ashtu, janë gjobitur edhe 89 këmbësorë me 10 mijë lekë që janë kapur duke lëvizur pa arsye emergjente.

 

Reklamë

Ndërkohë, 5 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

 

Në të gjithë vendin janë konstatuar 13 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe administratorët janë gjobitur me 100.000 lekë për secilin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë