Subscribe

Presidenti Ilir Meta përsëriti thirrjen për partitë politike që të heqin nga listat figurat me probleme. Nga Korça, ai tha se në lista duhet të jenë vetëm emra që përfaqësojnë denjësisht qytetarët.

 

“Fakti që ne kemi bërë një ligj për dekriminalizimin, tregon që ky ka qenë problem serioz i politikës tonë. Është e domosdoshme që me 25 prill të tregohet një vullnet nga të gjitha provat politike dhe qytetarët shqiptartë për tu distancuar nga figurat që nuk përfaqësojnë qytetarët, interesin e tyre më të lartë publik dhe kanë probleme. Partitë duhet të jenë në garë për figura sa më me integritet.”

 

Kreu i shtetit deklaroi se 25 prilli do të jetë referendum, që do të çojë Shqipërinë drejt të ardhmes evropiane.

 

“E padiskutueshme, do të jetë një referendum shumë herë më i rëndësishëm sesa ai i nëntorit ’94, për të ardhmen e popullit shqiptar, sepse është vënë në dyshim e ardhmja evropiane e Shqipërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *