Subscribe

Porti i peshkimit në Vlorë i ngjan më shumë një varreze anijesh që nuk janë në punë. Mbi të gjitha ky nuk mund të quhet një port pasi prej vitesh jo vetëm nuk ofron asnjë kusht për anijet, por është kthyer në një vendgrumbullimi mbeturinash.

 

Somali është pak të thuash.  S’ka as ujë as energji as kantier për riparimin e anijeve.  Nuk ka port të tillë në asnjë vend të botës. –thotë një peshkatar

 

Ky është porti në gjendjen më skandaloze, por nevoja për investim është edhe në atë të Shëngjinit dhe Durrësit. Më në fund me fonde të qeverisë italiane prej 25 mln euro këto tre porte do të jenë vendqëndrimet e duhura për anijet e peshkimit.

 

Fondet më të mëdha, prej 14 mln euro do të shkojnë tek porti i Vlorës për shkak të kushteve në të cilën ndodhet. Pjesa tjetër do të ndahet mes Shëngjinit dhe Durrësit. Këto dy porte mbajnë dhe peshën kryesore të peshkimit.-thotë Roland Kristo, zv/ministër i Bujqësisë .

 

Konsumi vjetor në vendin tonë arrin në 12 mijë ton peshk, ndërsa numërohen mbi 500 anije që përfitojnë dhe naftë pa akcizë duke bërë që peshkimi të ketë rritje të konsiderueshme nga viti në vit.

Por pavarësisht rritjes së kësaj industrie, konsumi për frymë peshkut në vendin tonë mbetet ende larg mesatares së Mesdheut.

 

Konsumi për frymë në vendin tonë nga 3.9 kg ka arritur në 6 kg, por ndërkohë mesatarja e Mesdheut është 10 kg për frymë.

 

Shqipëria disponon një vijë të gjatë bregdetare në detin Adriatik e në detin Jon, duke patur kështu një hapësirë të çmuar për të zhvilluar këtë industri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *