E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

25 mijë gjoba në një javë, arrestohen 61 shoferë, pezullohen 168 leje drejtimi

Afro 25 mijë gjoba janë vendosur në të gjithë vendin nga Policia Rrugore, masa administrative të cilat kanë ardhur si pasojë e shkeljeve të shumta që drejtuesit e mjeteve kanë kryer gjatë kësaj jave.

Në bilancin e rrugores bëhet më dije se shumica e ndëshkimeve, mbi 7 mijë, janë vënë për shpejtësi tej normave të lejuara, po ashtu edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për mosvënie të rripit të sigurimit.

Reklamë

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, gjatë një jave policia ka pezulluar 168 leje drejtimi, për shpejtësi të lartë, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar gjithashtu 61 shoferë, nga këta 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 pasi nuk kishin leje drejtimi.

Njëkohësisht policia bënë me dije se janë marrë masa monitoruese me kamera dhe matës të shpejtësisë, për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë lëvizjes në tunelin e Llogarasë, të Kalimashit dhe atë të Elbasanit. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë