Subscribe

Sot shënohet 24  vjetori i Masakrës së Srebrenicës. Ishte 11 korriku I vitit 1995 kur forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara dhe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Trupat e tyre u hodhën në gropa në pyjet përreth.

Ekzekutimet ndodhën brenda pak ditëve. Ushtria serbe kishte planifikuar të gjitha vrasjet dhe  më pas fshehjen e trupave.

 

24 vjet më pas, në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë do të varrosen mbetjet e 33 viktimave të masakrës, të gjetura në disa varre masive vitin e fundit. Më I riu ndër ta është Osman Cvrka, vetëm 16 vjeç kur u vra.

Deri më tani janë gjetur mbetjet e rreth 127 viktimave të masakrës e cila ndodhi vetëm 5 muaj para përfundimit të luftës në Bosjnë, më mizorja dhe më e rënda në Europë që nga lufta e Dytë Botërore.

 

Duke përkujtuar këtë ditë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shkroi nw facebook se sot “kjo masakër, na kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor.

Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan nga regjimi i Millosheviqit dhe vartësve të tij, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia e munguar. Sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre!”.

 

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini dhe Eurokomisioneri Johannes Hahn, në një dekaratë të përbashkët theksuan se “Zemrat dhe mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ata, jetët e të cilëve janë prekur nga këto ngjarje tragjike”.

 

Gjykata e Kombeve të Bashkuara që ka trajtuar krimet në ish-Jugosllavi, i ka emërtuar vrasjet në Srebrenicë si genocid.

 

Autorët kryesore të saj, ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç janë dënuar me burgim të përjetshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *