E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

24-vjeçarja vjen nga Greqia dhe bën për spital motrën e saj

Një 24-vjeçare u arrestua këtë të shtunë nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Policia bëri me dije se shtetasja A. Sh., e cila banon në Greqi, gjatë këtyre ditëve ndodhej në shtëpinë e prindërve të saj në Tiranë.

Në një moment, ajo është konfliktuar me motrën e saj 21-vjeçare dhe e ka rrahur e më pas e ka goditur me mjet prerës.

Pas ngjarjes, 24-vjeçarja u prangos nga policia, ndërsa motra e saj ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë