Vetëm gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 3214 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 24 drejtues mjetesh, nga të cilët 14 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

 

  • Janë pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 55 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 35 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 19 për qarkullim në sens të kundërt.

 

Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike kanë fluks të shtuar dhe prezencë të lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *