E shtunë, 17 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

24 persona të lënduar, Ministria e Shëndetësisë jep detaje për gjendjen e 21-vjeçarit të dhunuar në protestë

24 persona kanë marrë trajtim mjekësor pas protestës së zhvilluar më 16 tetor 2026, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në spitalet rajonale të Vlorës dhe Lezhës.

Sipas informacionit mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, në Spitalin Universitar të Traumës u paraqitën 21 persona, mes tyre 8 efektivë policie, 10 protestues, përfshirë 3 të mitur, si dhe 3 kalimtarë. Aktualisht, dy prej tyre vijojnë të marrin shërbim mjekësor.

Reklamë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur edhe gjendjen shëndetësore të 21-vjeçarit, i lënduar gjatë protestës së 16 tetorit, i cili u pëplas përtok nga policia. Ministria njofton se ai vijon të marrë trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.

“Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Reklamë

Të gjithë personat e tjerë të trajtuar në Spitalin e Traumës kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në Spitalin Rajonal të Vlorës janë trajtuar një efektiv policie dhe dy të mitur, ndërsa në Spitalin Rajonal të Lezhës ka marrë trajtim edhe një e mitur. Të gjithë këta persona janë larguar nga spitalet pas marrjes së ndihmës mjekësore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.