E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Stamboll, 5 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri

Një helikopter është rrëzuar ditën e sotme në Buyukcekmece të Stambollit, duke u marrë jetën të paktën pesë personave.  Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency”, e cila thotë se helikopteri u rrëzua rreth orës 11:30 me orën lokale (9:30 me orën shqiptare).  Helikopteri  “Sikorsky S-76” ishte i kompanisë private “Eczacibasi holding”.  Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende por dëshmitarët okularë thonë se ka pasur mjegull të dendur.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video