E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“23-vjeçari u nxor në pritë”/ Dyshohet se Regis Runaj i njihte vrasësit e Emiljano Ramazanit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Regis Runaj në Elbasan.

Burime pranë grupit hetimor thanë për vizion plus se i riu ishte nxjerrë në pritë përpara se të ekzekutohej me thikë.

EDhe pse deri më tani, ende nuk ka asgjë konkrete, hetuesit e lidhin ngjarjen me vrasjen e mikut të tij, emiljano ramazani. Mendohet se 23-vjeçari Regis Runaj, mund të ketë pasur dijeni mbi autorët e ekzekutimit të këtij të fundit dhe për këtë gjë ai mund të jetë eliminuar si deshmitar.

Hetuesit kanë sekuestruar telefonin e viktimës dhe po analizojnë telefonatat dhe mesazhet e dërguara gjatë orëve të fundit nga viktima. Kjo me qëllim identifikimin e personit që e ka nxjerrë në pritë 23-vjeçarin Regis Runaj si dhe të autorëve.

Reklamë

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të mërkurës pranë varrezave në lagjen “Emin Matraxhiu”. Trupi i pajetë i të riut u zbulua rreth orës 22:10, i hedhur në një rrugë qorre.

Regis Runaj ishte i skeduar nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Më shumë video

Reklamë