E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

23-vjeçari në Berat humb kontrollin e mjetit dhe përfundon brenda një dyqani

Një makinë në Berat ka humbur kontrollin duke qarkulluar në dalje të qytetit dhe ka përfunduar brenda një dyqani ushqimor në anë të rrugës. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka devijuar nga rruga dhe në përpjekje për të frenuar ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka përfunduar i përplasur me frigoriferin dhe vitrinën e një dyqani.

Nga verifikimet e para të policisë ka rezultuar se mjeti tip “Benz”,me targa AA 107 F.B,që drejtohej nga 23-vjeçari E.M,ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin në anë të rrugës.

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale në biznesin ushqimor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit,në Kombinat,ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë