E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 sekonda më parë
Vendi

23-vjeçar shqiptar i zhdukur në Zvicër që nga qershori 2024, familja bën denoncim në polici pas 10 muajsh

Një 23-vjeçar shqiptar, me iniciale E. L., ka humbur kontaktet me familjen e tij prej muajit qershor 2024, ndërkohë që ndodhej në Zvicër. Pas gati 10 muajsh pa asnjë lajm, nëna e tij, 43-vjeçarja E. L., ka bërë denoncimin në polici ditën e djeshme, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të saj.

Sipas njoftimit të Policisë, autoritetet shqiptare janë angazhuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të zbardhur rastin dhe për të lokalizuar shtetasin E. L. Punohet intensivisht për gjetjen e tij, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Policia njoftoi se kallëzimi është bërë nga shtetasja E. L., e cila ka raportuar humbjen e kontaktit me djalin e saj, shtetasin E. L., që prej muajit qershor të vitit 2024.

Vazhdo të lexosh

Reklamë