Subscribe

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë masat e sigurisë për 23 personat e arrestuar në Skrapar, të cilët merreshin me kultivim të bimëve narkotike. Mes të arrestuarve janë edhe disa punonjës policie e funksionarë publikë, të cilët favorizonin kultivimin e kanabisit.

 

Gjatë hetimeve u zbulua se ishin ngritur impiante vaditjeje, vendqëndrime dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal.

 

Efektivët sekuestruan 5.045 bimë kanabisi si edhe 176 kg lënë narkotike të paketuar në gjendje të thatë, të gatshme për t’u trafikuar.

 

Masat e sigurisë për të arrestuarit:

 

-Arrest në burg për Arben Leklin

-Arrest në burg për Sefedin Dokajn

-Arrest në burg për Alban Bendon

-Arrest në burg për Fatjon Beshirin

-Arrest në shtëpi për Anxhela Beshirin

-Arrest në burg për Selfo Kaposhin

-Arrest në burg për Esmeraldi Kaposhin

-Arrest në burg për Zylyftar Zhurdën

-Arrest në burg për Ilia Ballon

-Arrest në burg për Olgert Dushon

-Arrest në burg për Elson Dushon

-Arrest në burg për Teki Dushon

-Arrest në burg për Altin Sulën

-Arrst në burg për Redian Shimin

-Arrest në burg për Klement Zeqon, efektiv policie

-Arrest në burg për Bardhyl Çelën, efektiv policie

-Arrest në burg për Astrit Duron, efektiv policie

-Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për Ilir Shimin

-Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për Fuat Dushon

-Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për Enver Muçajn

-Arrest në shtëpi për Neritan Naskën, shef i stacionit të policisë Poliçan

-Arrest në shtëpi për Edmond Zotkajn, administrator i njësisë administrative Tërpan

-Arrest në shtëpi për Fatos Lamajn, kryeplak i fshatit Çorrogjaf

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *