Subscribe

Njësoj si herët e tjera, seanca e sotme plenare është mbyllur brenda 21 minutash. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kaloi mes zhurmës projektligjet të cilat ishin në rendin e ditës së sotme dhe lajmëroi mbylljen e seancës.

Edhe pse 23 demokratë ishin të përjashtuar, sërish deputetët e Rithemelimit të cilët kanë qenë të pranishëm nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancës.

Lexo edhe :

Related Posts

Teksa sot pritej të votohej ligji për kthimin e basteve online, me kërkesë të PS u ndërrua rendi i ditës dhe votimi u shty.

Amendamenti i Lulzim Bashës, për t’i dhënë 50 mln dollarë ndihmë ushtarake nga buxheti i shtetit Kosovës, u rrëzua me 75 vota kundër.

Që në hyrje të Kuvendit, situata ishte e tensionuar pasdi deputetët e përjashtuar tentuan që të hynin në sallë. Flamur Noka, në shenjë proteste hodhi miell ndaj punonjësve të Gardës dhe shtroi miell në formë vizas kokaine në shkallë.

“Kjo është fytyra e regjimit”, tha Noka teksa përplasej me garditstët dhe tentonte të hynte në sallë.

Sakaq, kreu i qeverisë, Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme.

Opozita prej kohësh vijoj të bllokojë punimet e Kuvendit dhe të Komisioneve Hetimore dhe ka paralajmëruar se do të vijojë me skenarin e kaosit derisa të  plotësohen kërkesat e tyre.

Mazhoranca nga ana tjetër, vijon të kalojë projektligjet vetëm me kartonët jeshilë të socialistëve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *