E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

218 mijë të vdekur në botë, SHBA me bilanc më rëndë sesa lufta në Vietnam

Tre milionë e 146 mijë persona rezultojnë të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën nga fillimi i epidemisë e deri më tani.

Shifrat e fundit gjithashtu tregojne një trend ulës të numrit të viktimave brenda harkut kohor të 24 orëve.

Në totak kemi 218 mijë viktima deri paraditen e kësaj të mërkure

Shteti me më shumë viktima është SHBA, 59 mijë e 299 të vdekur, një bilanc që është më i rëndë sesa humbet e SHBA në gjatë luftës në Vietnam ( 58 mijë e 200 të vdekur ne dy dekada).

Reklamë

Ky vend regjistron 1/3 e të infektuarve në rang global me 1 milionë e 36 mijë të prekur. Vetem ne 24 oret e fundit ne SHBA jane regjistruar 2200 viktima ne SHBA.

Më pas në lisën e vendeve me te goditura nga Covid 19, janë Italia me 27 mijë të vdekur, Spanja dhe Franca me mbi 23 mijë dhe Anglia me 21 mijë e 600.

Përvec vendeve të mëdha europiane me bilanc shumë të rëndë por me trend ulës, ditët e fundit është vënë re që edhe shtete si Meksika, Brazili dhe Rusia kanë një përkeqësim të madh të bilancit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë