E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

2126 të vdekur nga koronavirusi, shqetësuese situata në anijen e “infektuar”

In this Sunday, Feb. 16, 2020, photo, medical workers move a person who died from COVID-19 at a hospital in Wuhan in central China's Hubei province. Chinese authorities on Monday reported a slight upturn in new virus cases and hundred more deaths for a total of thousands since the outbreak began two months ago. (Chinatopix via AP)

Numri i viktimave të shënuara deri tani nga koronavirusi ka shkuar në 2126.

Autoritetet kineze saktësojnë gjithashtu se numri I të infektuarve deri tani mendohet të jetë 75600.

Ajo që mbush me shpresë autoritetet kineze është fakti se numri I personave që po lënë spitalin si të shëruar nga virusi I rrezikshëm Covid-9 është më I lartë sesa numri I viktimave në harkun kohor të 24 orëve.

Shqetësimi më I madh gjatë kësaj kohe ka qënë situate në anijen krocere në  bregun e Jokahomës në Japoni. Një anije me 3700 pasagjere nga 50 shtete të ndryshme, nga të cilët 600 rezultojnë të prekur nga koronavirusi.

Reklamë

Të enjten në mëngjes është konfirmuar vdekja e dy pacienteve që ishin izoluar në këtë anije.

Ndërkohë Australia ka dhënë 1.2 milionë dollar mbi kërkimet e mjekeve të vet shkencetarë për gjetjen e vaksinës për këtë semundje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë