212 milionë euro, Milan mbreti i merkatos

Milan mbetet mbreti ne këtë merkato te nxehte vere. Me afrimin e një mbrojtësi tepër cilësor si Leonardo Bonuci, por edhe argjentinasi Lukas Bilja, drejtuesit e Milanit e çuan ne 10 numrin e afrimeve ne skuadër. Deri tani 212 milionë euro shpenzime dhe per me tepër asgjë nuk ka përfunduar.
Deri tani blerjet e Milanit janë: Bonuci, Bilja, Calhanoglu, Donaruma, Rikardo Rodrigues, Andrea Conti, Andre Silva, Frenk Kesie dhe Fabio Borini. Tashme kuqezinjtë jane hedhur ne sulm per te mare nje sulmues cilësor. Dhe shpresat janë rritur shume kur synimi kryesor Obumejang i Dortmund ka refuzuar nje shume prej 130 milionë euro nga Kina.
Milani është gati Ti japë nje page 7,5 milionë euro ne vit futbollistit dhe te derdhi ne arkat e klubit gjerman 60 milionë euro. Alternativat e tij janë; Beloti i Torinos. E njëjta shume dhe per te, por edhe dy lojtare Paleta e Niang qe e çon ne 80 milionë euro aq sa do presidenti i Torinos, Cairo.
Kandidati i trete Nicola Kalinic. Fiorentina i ka dhënë ultimatum kroatit te gjeje nje zgjidhje ne 3-4 ditet e ardhshme. I fundit, por jo me pak i rëndësishëm Alvaro Morata per te cilin deklarohet se ka pasur nje telefonate nga Leonard Bonuci. Spanjolli, i cili nuk ka me te ardhme te Reali, akoma nuk ka gjetur skuadër pasi Man.Utd preferoi Lukakun, ndërsa Çelsi po kërkon te tjera pista. Reali per Moraten nuk pranon oferta me inferiore se 90 milionë euro dhe per këtë lojtari duket i fundit ne listën e Milan.




