Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu, vijoi prezantimin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ajo e cilësoi SPAK-un si një hallkë thelbësore të drejtësisë shqiptare dhe theksoi se kandidimi i saj buron nga ndjenja e përgjegjësisë për t’i ofruar institucionit një drejtim të pandikuar, të qartë dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete.
Musabelliu nënvizoi se drejtimi i një strukture si SPAK kërkon jo vetëm vizion, por edhe njohje të thellë të sistemit, integritet të pakompromis dhe aftësi të provuara në menaxhimin e çështjeve komplekse. Gjatë prezantimit, ajo solli në vëmendje përvojën e saj në hetimin e çështjeve sensitive, që nga trafiku ndërkombëtar i narkotikëve, ku ka përdorur metoda proaktive hetimi, deri te vrasjet dhe krimet e rënda, si edhe hetimet për korrupsionin aktiv dhe pasiv në drejtësi.
Doloreza Musabelliu: SPAK përfaqëson një hallkë thelbësore në këtë sistem drejtësie. Motivimi im për të kandiduar buron nga dëshira dhe ndjenja e përgjegjësië për të kontribuuar me integritet, vizion dhe vendosmëri në drejtimin e SPAK. Përvoja profesionale dhe njerëzore së bashku me kurajon, përkushtimin dhe etikën e punës përbëjnë garanci për drejtimin e suksesshëm të institucionit. Ky moment kërkon një drejtim që bashkon qartësinë e vizionit dhe integritetin e pakomprokmis, me këtë kandidim synnoj të ofroj një drejtim të paavrur dhe të oreintuar drejt rezultateve konkrete. Përvoja 21 vjeçare si prokurore më vendos në një pozitë optimale për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Drejtimi i këtij institucioni kërkon më shumë se sa një vizion, kërkon një njohje në rrënjë të sistemit.
Çështjet sensitive
Kam pasur çështje të trafikut të narkotikëve që në vitin 2024. Hetimet në fushën e trafikimit të narkotikëve janë zhvilluar përmes metodave proaktive të hetimit. Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave janë hetuar dhe dërguar për gjykim të gjithë personat e përfshirë në trafik narkotikësh. Këto hetime të karakterit ndëkrombëtar kanë forcuar dhe konsoliduar aftësinë time për të menaxhuar çështje komplekse dhe për të arritur rezultate. Lufta kundër narkotikëve është bërë një prioritet global.
Vrasjet
Kam pasur nën hetim nëj numër të konsiderueshëm vrasjesh, qoftë te krimet e rënda, qoftë në SPAK. Vrasjet kanë qenë për motive të ndryshme. Unë i kam paraqitur këto raste pranë jush dhe nuk mendoj që të ndalem. Pas vitit 2014 dhe ndryshimeve ligjore kam pasur mundësi të hetoj çështje penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë.





