E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 52 minuta më parë
Kronikë

21 humbje jete dhe 780 të infektuar të rinj sot me COVID

21 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë identifikuar 780 raste të reja me COVID, nga 3171 testime të kryera.

Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamëz, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Prrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë.”

Ndërkohë, janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë.

Reklamë

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23361

Fier         2602

Vlorë       1804

Durrës     1623

Shkodër   1360

Gjirokastër 1164

Korçë       897

Elbasan    847

Lezhë       775

Berat        679

Dibër       355

Kukës     327

Vazhdo të lexosh

Reklamë