Subscribe

Vit pas viti, blegtoria në vendin tonë po njeh vetëm rënie. Të dhënat zyrtare të INSTAT flasin për një reduktim me shpejtësi të numrit të bagëtive gjatë 2021.

 

Vitin e shkuar në Shqipëri u regjistruan rreth 26 mijë krerë gjedhë më pak, krahasuar me 2020.

 

Në zbritje është edhe numri i të leshtave, të cilat nga 1.55 milionë që ishin në 2020, janë reduktuar në 1.48 milionë.

 

Për shkak të rënies së numrit të lopëve, dhive dhe deleve, në vend u prodhua më pak mish e qumësht, duke i hapur rrugën produktit të importit.

 

Ekspertët e konsiderojnë këtë situatë si alarmante dhe shpjegojnë se në këtë rënie kanë ndikuar braktisja e zonave rurale, veçanërisht nga moshat e reja dhe mungesa e skemave mbështetëse efektive nga qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *