E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“2019 viti i NATO”, Rama: Dita e kufirit ‘Shengen’, të shndërrohet në moment kulmor

 Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, për shpalljen e 2019 si vitin e NATO-s.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Tëitter, shefi i qeverisë deklaroi se ky ishte vendimi i duhur pas 20-vjetorit të ndërhyrjeve për çlirimin e Kosovës nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit.

 

Reklamë

Gjithashtu në postimin e tij, Rama thekson se ky vit korrespondon edhe me 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë strukturë.

 

“E përshëndes idenë e goditur të @HashimThaciRKS për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë??Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO??Le ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë