Subscribe

Nga 450 mijë fermer që kanë përfituar tokë bujqësore me ligjin 7501, 50% e tyre nuk kanë e pronën me certifikatë, çka do të thotë nuk njihen ligjërisht pronarë.

 

Është pikërisht kjo situatë që ka detyruar qeverinë që të hartojë një ligj të posaçëm për ti dhënë zgjidhje këtij problemi, ligj i cili solli edhe ekspertet e Komisionit të Venecias në Tiranë.

 

Ne pretendojmë se përfitues të këtij ligji do të jenë rreth 200 mijë fermerë në total, pra 50% e te gjithë atyre që kanë marrë tokë me ligjin e vjetër për arsye të ndryshme e nuk e kanë të regjistruar,”-thotë Ermira Gjeçaj, zv/ministre e bujqësisë.  

 

Dy janë problemet kryesore që hasin fermerët me tokën bujqësore. Një prej tyre është se ende edhe sot vijojnë aplikimet nga fermerët për t’u pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi, ndërsa kategoria e dytë janë ata që kanë e këtë dokument, por nuk e kanë regjistruar. Këto dy fenomene do të eliminohen nga Agjencia e Kadastrës e cila do të menaxhojë procesin.

 

Ne mendojmë se me ketë ligj do ti japim zgjidhje përfundimtare çështjes te tokës bujqësore. Do te thjeshtojmë procedurat dhe afatet konkrete për çdo te interesuar qe kërkon te regjistroje pronën.

 

Nisma parashikon edhe zgjidhen e ngërçit të pronave në zonat turistike si dhe ato raste që ende nuk i zgjidh ligji i legalizimeve. Por  që ky ligj të gjej zbatim, priten rekomandimet e Komisionit të Venecias, rekomandime të cilat pritet të publikohen më 11 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *