E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“200 mijë euro për kokën e Sokol Sanxhaktarit”, Henrik Hoxhaj: Nuredin Dumani nuk më tregoi kush ishte investitori

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO. Ai ka treguar para trupës gjykuese se ka marrë një ofertë për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, por ka pohuar se nuk ka qenë i interesuar dhe nuk ka marrë pjesë në planifikimin e atentatit.

Në dëshminë e tij, Hoxhaj tha se Nuredin Dumani i kishte ofruar 200 mijë euro për të ekzekutuar Sanxhaktarin, duke e përshkruar si një “punë tjetër” që nuk u finalizua.

Reklamë

Hoxhaj tha se nuk e di kush ishte i interesuar për të vrarë Sokol Sanxhaktarin.

Pjesë nga dëshmia e siguruar nga gazetarja e ‘Vizion Plus’, Blerina Cene: 

Reklamë

Henrik Hoxhaj: Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin.

Prokurori: Kush ishte i interesuar për të goditur Sokol Sanxhaktarin?

Henrik Hoxhaj: Unë kam marrë një ofertë, tha Nuredin Dumani, për Sokol Sanxhaktarin. Më tha se do bënim takim. Jepeshin 200 mijë euro. Më pyeti nëse isha i interesuar. Por mbeti këtu, nuk u bë më shumë muhabet. Nuk më tha kush ishte investitori. Nuk më është përmendur Suel Çela. Më tha se është dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Nuk më tha pse, o prokuror. Nuk mbaj mend të jetë përmendur më.

Prokurori: Një Bledar Muça, a ju ka thënë ndonjë gjë Nuredini?

Henrik Hoxhaj: Jo. Nuk kam qenë i interesuar. Nuk u morëm më me Sokolin, se u morëm me atë çfarë ishim aty. Ditën e arrestimit të Sokolit nuk e di a kam biseduar apo jo, se nuk më ka interesuar.

Prokurori: Në 30 korrik 2020, kur Sokol Sanxhaktari vrau Florian Lamçen, Nuredini të ka shkruar ty: “Na humbën 200 mijë euro.”

Henrik Hoxhaj: Po, se nuk u mbarua puna, pra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë