E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

20 vjet nga masakra e Krushës, Thaçi: Nuk i harrojmë krimet e Serbisë

Kete te marte në Kosovë u kujtua 20 vjetori i masakrës në Krushë të Vogël  ku u vranë  nga forcat serbe 113 fëmijë, të rinj e pleq. Gjatë ceremonisë përkujtimore presidenti Hashim Thaçi premtoi se institucionet do të zbardhin fatin e të pagjeturve, por theksoi se në Serbi sot qeverisin po të njëjtët pushtetarë të cilët kanë qenë edhe përpara 20 viteve kur u krye masakra.

 

 Të jeni të sigurt se të gjitha institucionet do të jenë të angazhuara për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe t’i kthejnë në vendin ku kanë lindur. Por në të njëjtën kohë edhe ju e kuptoni se përsëri në përballje kemi po të njëjtit njerëz të shtetit që ishin pjesë e atij sistemi që kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë, pra janë njerëz të instaluar në Beograd. Prandaj, asnjë nga ne nuk duhet të presim të mirë nga ta.

 

Reklamë

Kreu i shtetit deklaroi se serbët të cilët kryen spastrimin etnik në Kosovë  do të përballen me drejtësinë.

 

 Serbia ka kryer gjenocid dhe këtë e përjetoi popullata civile. Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e bëra nga Serbia dhe kryesit e këtyre do të japin përgjegjësi. ..Zëri juaj, lotët tuaj, dhimbja juaj flet më shumë se çdo fakt tjetër. Sot jemi në Krushë të Vogël që është simbol i mbijetesës dhe rilindjes së Kosovës së re. Liria dhe shteti i kanë themelet mbi gjakun e atyre që ranë mbi liri dhe pavarësi.

 

20 vjet më parë dy fshatra Krushë e Madhe dhe e Vogël u gjendën nën rrethimin e forcave ushtarake, ndërsa nje pjese e trupave te viktimave nuk janë gjendur edhe sot.

 

Më shumë video

Reklamë