Subscribe

Sot mbushen plot 20 vjet nga përfundimi i luftës së Kosovës, ku iu dha fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Dita e Çlirimit të Kosovës shënoi kthesën më të madhe në histori.

 

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.

 

Më 12 qershor të vitit 1999 në Kosovë hynë rreth 50 mijë trupa të KFOR-it, nga 39 kombe të ndryshme të botës, të cilat i rikthyen kosovarëve shpresën.

 

20 vjet më parë, ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviçi dhe ushtria e tij, u dorëzuan para NATO-s. Sulmet ajrore, të cilat filluan më 24 mars, 1999, pas dështimit të bisedimeve në Rambuje të Francës.

 

Bill Clinton drejtonte Shtëpinë e Bardhë, kur nisën  sulmet ajrore të forcave te Aleancës se Atlantikut te Veriut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

 

Me urdhrin e ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s bombardimet nisën më 24 mars, 1999.

Pas 78 ditësh të sulme, bombardimet u ndërprenë  më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Kjo Rezolutë, ishte një kompromis i pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës, në Kosovë vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara-UNMIK.

 

Më herët, ishte nënshkruar edhe Marrëveshja Teknike e Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare.

 

Hyrja e NATO-s në Kosovë, më 12 qershor 1999 mundësoi kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *