Një 20-vjeçare në Turqi është martuar me ish-të dashurin e saj, i cili i hodhi acid në fytyrë, duke e lënë thuajse të verbër dhe të shpërfytyruar.

 

Berfin Ozek u sulmua nga ish-i dashuri i saj, Casim Ozan Celtik, 23 vjeç, pas ndarjes së tyre, në vitin 2019. Pak para se ta sulmonte, autori e kishte kërcënuar vajzën e re se do ta vriste, nëse ajo nuk kthehej me të.

 

Për këtë vepër, autori u dënua me 13 vite e gjashtë muaj burg, por për shkak të ndryshimit të ligjeve si pasojë e pandemisë, ai arriti të dilte nga burgu. Më pas thuhet se ai i ka dërguar mesazhe dashurie dhe faljeje, duke iu lutur që ta falte.

 

Viktima madje pranoi shkurtimisht të tërhiqte ankesën e saj, duke shkruar: “Nuk jam rehat që ai të jetë mes katër mureve atje. I kemi shkruar shumë letra njëri-tjetrit. Unë ia kam dhënë veten atij. E dua shumë, ai më do shumë”.

 

Pas lirimit, ai i propozoi menjëherë, dhe ajo pranoi. U caktua një datë martese dhe e reja u martua me të në fillim të këtij muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *