Një ditë pas ekzekutimit të 20 vjeçarit Paulin Preka në fshatin Guci të Re në Shkodër, policia ende nuk ka autor të dyshuar dhe as një pistë mbi motivet e këtij krimi.
Afro 20 persona, miq, fqinj, familjarë dhe të njohur të tjerë të viktimës janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen dhe nëse kanë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm që i riu mund të ketë patur. Preka jetonte mes fshatit Guci e Re dhe Dukagjinit me babain dhe të vëllain, ku sipas dëshmive të familjarëve në zonën e thellë malore ata janë marrë me bagëti.
Lexo edhe :
Related Posts
I riu kishte vetëm 4 ditë që ishte kthyer në shtëpinë e tij në fshat, ndërsa mbeten të paqarta motivet e vrasjes në oborrin e banesës.
6 plumba me armë zjarri pistoletë janë qëlluar ndaj 20 vjeçarit, nga një distancë fare e afërt duke e lënë të vdekur në vend.
Grupi hetimor dyshon se vrasja është kryer nga persona që e kanë njohur viktimën, duke ju referuar faktit se ata kanë zgjedhur oborrin e shtëpisë për ta kryer krimin, në një kohë kur ajo është e rrethuar nga shtëpitë e të afërmve dhe fqinjve. Fakt që sipas tyre tregon se autori apo autorët kanë njohur mirë territorin, duke arritur të largohen pa rënë në sy pas ngjarjes.
Zona nuk ka kamera sigurie dhe për grupin hetimor kjo e vështirëson punën për zbardhjen e krimit, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar gëzhojat dhe janë marrë gjurmët e lëvizjeve në perimetrin përreth.
/vizionplus.tv






