Policia e Shtetit me urdhër të SPAK po zhvillon një operacion antidrogë në Lezhë.

Mësohet se deri tani janë ndaluar 20 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

 

Aksioni i urdhëruar nga SPAK po zhvillohet në Lezhë dhe vjen pas vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha, gjatë aksionit për goditjen e parcelave me kanabis.

 

Policia e ka nisur aksionin pas mesnatës së kaluar, ku ka goditur një grup kriminal që kultivonte dhe trafikonte hashash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *