E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

20 protestues të proceduar penalisht për dhunën tek parlamenti, 10 të lënduar

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 persona për protesten e opozitës të martën para parlamentit.

 

Sipas forcave te rendit këta shtetas të proceduar kanë shtyre e carë me force kordonin e policisë në shërbim duke I goditur uniformat blu me sende të forta.

 

Reklamë

Ata akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike si dhe kundërshtim të forcave të rendit.

 

Bëhet e ditur gjithashtu se po punohet për kapjen e 12 personave të cilët kanë krijuar incidente dhe kanë kundërshtuar efektivet e policisë.

 

Uniformat blu kanë konfirmuar se gjatë protestes kjanë lënduar 2 policë dhe kanë marrë mjekim si pasojë e gazit lotsjelles 6 shtetas, pjesmarrës në proteste.

Më shumë video

Reklamë