Kreu i qeverisë ka njoftuar se të gjithë personat që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë banesën e tyre aty qeveria do t’u jap një financim prej 20 mln lekësh.

 

Ky bonus, sipas kreut të qeverisë, do të jetë vetëm për ata persona që duan të ndërtojnë banesën vetë dhe nuk presin që t’ua ndërtojë dikush tjetër.

 

“Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë tu japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat”

 

Në mbledhjen e qeverisë Rama ngarkoi gjithashtu ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun për të monitoruar strehimin e banorëve që u dëmtuan nga tërmeti në banesat me qera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *