Subscribe

Rreth 20 perqind e fëmijëve vuajnë nga anemia dhe obeziteti. Sipas Institutit te Shëndetit Publik shkak është kequshqyerja. Koha me e pakontrolluar për prindërit është pushimi i madh ne shkolla, kur fëmijët blejnë produkte te nga shitës ambulante.

 

Një zgjidhje per këtë problem është menduar nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Arsimit, te cilët do te nisin ne disa shkolla 9-vjeçare te Tiranës nje projekt pilot, ku fëmijët do te marrin nje vakt ushqimi falas.

 

Projekti synon qe te edukoje fëmijët per ushqimet qe duhet te konsumojnë. Produktet do te jene bio dhe te kontrolluara nga Ministria e Bujqësisë. Fondi qe do te duhet vetëm ne nje shkolle është 500 mije euro, ku do te përfshihen edhe rikonstruksioni i shkollës dhe përshtatje e ambienteve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *