E enjte, 8 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

2 të vdekur dhe mbi 1 mijë të shpëtuar, cikloni “Ianos” prek edhe Kretën

Dy të vdekur, një i zhdukur dhe gati një mijë të shpëtuar, pasi një stuhi e madhe goditi Greqinë.

Pas goditjes së Greqisë Perëndimore dhe Qendrore, meteorologët kanë parashikuar që cikloni Ianos, i ashtuquajturi uragan mesdhetar,drejtohet në jug drejt ishullit të Kretës.

Reklamë

“Unë iu bëj thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë për sa kohë  zgjat ky fenomen” , tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, duke shprehur ngushëllimet për ata që kishin humbur jetën.

“Ajo që ka përparësi tani është mbrojtja e jetës. Të gjitha zonat e prekura do të kenë mbështetje të menjëhershme.”

Shërbimet e urgjencës raportuan se kishin marrë mbi 2,500 thirrje për ndihmë nga njerëzit e bllokuar në shtëpi dhe makina të përmbytura. Shërbimi zjarrfikës grek tha se kishte shpëtuar pothuajse 1.000 njerëz. Në Trikala, një burrë mbijetoi duke u kapur te një trung.

Vazhdo të lexosh

Reklamë