Interi ka pritur ditët e fundit te merkatos për te bere goditjet e mëdha. Ziklatrit janë përforcuar ndjeshëm fale dy blerjeve te fundit, talentit brazilian Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol si dhe mesfushori portugez Joao Mario. Per Gabigol, Inter fitoi konkurrencen me Juventus, duke paguar 25 mln euro, 18 prej te cilave i fiton Santos dhe 7 milion euro familja e lojtarit qe zotëronte nje pjese te kartonit. Mbetet vetëm për t’u pare nëse 20-vjeçari do te jete menjëherë nen urdhrat e trajnerit De Boer apo do te qëndroje deri ne dhjetor tek Santos. Ndërkohe mesfusha është përforcuar me mesfushorin Pirtigez Joao Mario, i cili mbërriti nga Sporting Lisbone ne huazim me detyrim blerjen e kartonit ne fund te sezonit për 45 milion euro. Me këta dy lojtare, por edhe me Kandrevem, Interi mund te konsiderohet i plotësuar. Ndërkohe, Juventus vijon te jete ne pritje te nje lojtari cilësor ne mesfushe. Matuidi është blinduar nga PSG kështu qe vështrimi është hedhur nga Sisoko i Njukasell, një tjetër lojtar i kombëtares franceze. Bardhezinjte sapo kane arkëtuar 28 milion euro nga shitja e Simone Xaxes tek Uest Ham kështu që nuk do e kenë të vështirë të gjejnë lojtarin e duhur për mesfushën. Duke qëndruar ne Angli, numri i shqiptareve tek Arsenal shkon tashme ne dy. Pas Granit Xhakes, Arsen Venger ka afruar tek topçinjtë edhe Shkodran Mustafin. Pas shume e shume tratativash te gjata, me ne fund telenovela ka përfunduar dhe shqiptari nga Maqedonia i kushtoi topçinjve 41 milion euro nga Valencia. Lojtari i kombëtares gjermane do te jete nje lojtar me rendësi ne qendër te mbrojtjes tek londinezet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *