Subscribe

Mbi 2 mijë qytetarë grekë por edhe minoritarë nga Greqia dhe Qipro pritet të mbërijnë në Bularat për ceremoninë mortore të Kostandinos Kaçifës.

 

Kjo gjë është paralajmëruar nga gazeta greke Kathimerini ku behet e ditur se ata jane duke u përgatitur për të shkuar me autobus në Bularat si dhe për të shprehur zemërimin pasi  sipas tyre vrasjen nga efektivët e RENEAS ishte kryer me gjakftohtësi  dhe mund të ishte evituar.

 

Njeri prej avokateve te familjes, Aleksandros Likurezos ka deklaruar se do ta ndërkombëtarizojnë çështjen pasi sipas tij  mënyra e funksionimit e autoriteteve shqiptare padyshim fsheh diçka.

 

 

Ndërkohë që sot ose maksimumi nesër në mëngjes pritet të dal ekspertiza mjeko-ligjore në lidhje me vdekjen e 35 vjeçarit Kostandinos Kaçifa.

 

Ka ende pikëpyetje në lidhje me ditën se kur do të zhvillohet ceremonia mortore, por duke marrë konsideratë ritet ortodokse të cilat nuk lejojnë kryerjen e ceremonisë pas orës 15:00 si deh organizimet që po bëhen për pjesëmarrje, nuk është çudi që varrimi të bëhet të mërkurën paradite.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *