Subscribe

Një tjetër Call Center në Tiranë është goditur nga SPAK dhe Njësia e Krimeve Kibernetike pasi u zbulua se përmes mashtrimit kishin arritur të zhvashin shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë gjermane, por edhe të shteteve të tjera të BE. Mashtrimi u krye përmes burses, duke u premtuar investime dhe më pas shumëfishime të vlerave monetare.

 

Dyshohet se numri i personave që kanë rënë pre e kësaj skeme eshte 2 000 shtetas, e ndërsa me përllogaritjet paraprake dyshohet se shuma e vjedhur arrin disa milione euro. Bëhet fjalë për Call Centerin “Blu energy call” me administrator Erjon Kasmi, i cili është arrestuar. Në pranga ka rënë gjithashtu përgjegjësi i IT Xhulian Xhafa si dhe 13 persona të tjerë.

 

TONIN VOCAJ

DREJTOR I POLICISE KRIMINALE

 

Gjatë operacionit u kontrolluan 8 ambjente në të cilat ushtrohej aktiviteti kriminal në fushën e krimeve kibernetike, në ekzekutim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.U ndaluan 15 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  U proceduan në gjendje të lirë 35 shtetas. U shpallën në kërkim 21 shtetas të tjerë. Shtetasit e mësipërm u proceduan për veprën penale “Mashtrim Kompjuterik”,  kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar bga nenet 143/b/1, 333/a, 334 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal.

 

Hetimet e nisura me urdhër të SPAK, kanë zbuluar se këta persona arrinin të mashtronin qytetarët e huaj  me platformat elektronike ‘BrokerZ’ dhe ‘Globalix’, aktivitet që e kishin nisur që prej vitit 2018.

 

Ishin organet e huaja që dërguan letërporosi autoriteteve shqiptare te cilat i vendosen në dijeni për skemën e mashtrimit.

 

 

Një ditë më parë policia e Tiranës nisi hetimin penal ndaj 9 administratorëve të Call Center në Tiranë gjithashtu të akuzuar për mashtrim përmes bursës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *