Dy operacione antidroge u zhvilluan pasditen e kësaj te marte ne Lezhe dhe Shkodër. Aksioni i pare u përqendrua ne Mamurras, ku ne nje magazine u gjeten te fshehura 1450 kilogramë kanabis, arme dhe municione. Ne prangat e policisë rëne 6 persona Gentian Pepmarku, Artan Sallaku, Kejvin Tuga, Osman Morina, Gjelosh Vuksani te gjithë nga Mamurrasi, ndërsa u shpall ne kërkim nje person tjetër emri i te cilit nuk behet i ditur. Gjate kontrollit ne ambientin e marre me qera, policia gjeti sasinë e madhe te drogës, e cila ishte ne proces tharje dhe përpunimi. Po ashtu u gjeten 1 pushke, 1 automatik dhe municione. Ne lidhje me këtë ngjarje po ndiqen penalisht dhe dy elektriciste, te cilët kane bashkëpunuar per te lidhur ne mënyre te paligjshme energjinë elektrike ne magazinën ku mbahej lënda narkotike. Hashashi i sekuestruar u eliminua përmes djegies. Kontrollet e policisë po vijojnë, pasi dyshohet per sasi te tjera hashashi te fshehura ne zone. Edhe ne njësinë administrative Pult ne Shkodër, jane asgjësuar 6555 rrënje kanabisi. Ato u gjeten ne 3 sera ne toka pa pronar, qe ishin përshtatur per grumbullimin dhe tharjen e lendes narkotike. Ne dy operacionet morën pjese 250 police, nje pjese e te cileve ishin forca special te ardhura nga Tirana. Ndërkohe, policia ka sqaruar se sasia prej 700 kilogramësh hashash e kapur ne brigjet e Barit ne Itali, nuk është nisur nga Shqipëria.