Ndërsa forcat irakiane po zhvillojnë prej ditesh nje operacion per marrjen e Mosulit, militantet e Shtetit Islamik jane hakmarrë me nje seri sulmesh, mes te cilave edhe kamikaze, ne qytetin verior te Kirkukut. Te pakten 19 persona kane mbetur te vrare nga shpërthimet ne disa ndërtesa qeveritare, përfshire zyra te policisë dhe nje stacion elektrik ne ndërtim e siper. Kamikazët kane shpërthyer veten ne tre godina te policise dhe zyrat e nje partie politike. Xhihadistet besohet te jene fshehur mes civileve qe i largoheshin luftes. Edhe snajperat kane qëlluar drejt forcave kurdë. Gjendja e emergjencës eshte shpallur ne qytet dhe xhamitë jane mbyllur. Por edhe ne radhët e ISIS janë shënuar humbje. Ndërkaq, forcat qeveritare irakiane vazhduan avancimin ne qytetin e Mosulit dhe çliruan edhe dy fshatra ne jug te ti. Dhjetëra familje te bllokuara nga luftimet u evakuuan. Me mbështetjen e sulmeve ajrore te forcave te koalicionit, beteja per Mosulin pritet te jete me e madhja ne Irak, qe nga pushtimi amerikan i Irakut ne vitin 2003.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *