Që nga viti 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit kanë shqyrtuar dosjet e 513 magjistratëve nga 800 në total.

 

Nga këto vendime janë shkarkuar në total 191 gjyqtarë dhe prokurorë dhe janë konfirmuar në detyrë 199 të tjerë.

 

Shumica e të larguarve nga vetingu kanë pasur probleme të theksuara me pasurinë. Ndërkohë mbeten edhe gati gjysma e magjistratëve që duhet të kalojnë në filtrat e KPK dhe KPA.

 

Baza për verifikimin e magjistratëve ngrihet mbi tre parime kryesore ai i ligjshmërisë së pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

 

Procesi i vetingut përbën një nga hallkat kryesore të reformës në drejtësi, me objekt largimin nga sistemi i magjistratëve të kompromentuar për rivendosjen e besimit të thyer të drejtësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *