E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

19 të vrarë nga bombardim izraelit i një shkolle në Gaza, mes tyre 13 fëmijë

Mbrojtja Civile në Gaza njoftoi të shtunën se një bombardim izraelit i një shkolle që priste persona të zhvendosur në qytetin e Gazës vrau të paktën 19 persona.

Viktimat janë 13 fëmijë dhe gjashtë gra, njëra prej të cilave ishte shtatzënë, shpjegoi përfaqësuesi për shtyp i Mbrojtjes Civile, Mahmud Basal.

Reklamë

Më shumë se 30 persona, duke përfshirë nëntë fëmijë u plagosën nga bombardimi i shkollës Al-Zaytoun, në qytetin e Gazës, shtoi ai, duke nënvizuar se kishte mijëra njerëz të zhvendosur nga lufta midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Nga ana e tyre, forcat izraelite raportojnë se objektivi i tyre ishin luftëtarët e Hamasit, të cilët ishin fshehur aty.

Ushtria izraelite shtoi se kishte marrë masa për të zbutur rrezikun e viktimave civile, veçanërisht përmes përdorimit të armëve me precizion të lartë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë