E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

18-vjeçari me sindromën down synon të bëhet kampion

Të ndjekësh ëndrrën dhe pasionin, kërkon vullnet dhe shumë punë. Ky është Gersi Troka, 18- vjeçari me sindromën Doën, i cili ëndërron që të bëhet kampion në not.

 

 “Kam vite që e ushtroj notin. Dua të bëhem i famshëm si Michael Phelps.”

 

Reklamë

Ashtu si çdo sportist edhe Gersi e mendon për famën, por thotë se do ta përdore atë për të ndihmuar të tjerët.

 

 “Duhet të bëhem trajner noti, të mësoj të tjerët se si të notojnë dhe të arrijnë sukses.”

 

Gersi arrin t’ju bëj ballë te gjitha vështirësive. Trajneri i tij Arian Fetishaj thotë se sindroma Down nuk e pengon qe te jete një notar shume i mire.

 

Gersi ka marrë pjesë në shumë kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare, por sfidën më të madhe e ka tani. Ai do të jetë pjesë e kampionatit të nëntë ndërkombëtarë të notit për personat me sindromën down që zhvillohet në Kanada.

Më shumë video

Reklamë