Përdorimi i lëndëve narkotike sjell pasoja fatale jo vetëm në jetën e një njeriu, por dhe të familjes së tij.

 

Përmes një rrëfimi prekës në emisionin 7 pa 5, në Vizion Plus, Toni, një i ri 35-vjeçar tregon 18 vitet e tij nën “pushtetin” e heroinës.

 

“Nëna më gjeti me shiring dhe mendoi se kisha vdekur!”, gjithashtu ai tregon si e nisi përdorimin e drogës në moshën 17 vjeçare i ndikuar nga rrethanat shoqërore.

 

Tashmë ai është 35 vjeç dhe tregon se këto vite kanë qenë shumë të veshtira për të.

 

Në rrëfimin e tij ai tregon se ka rënë disa herë në burgje, duke theksuar dhe një detaj tjetër në pamje të parë të pabesueshëm por që ndodh rëndomtë në vendin tonë, shitja e lëndëve narkotike nëpër burgje.

 

Një tjetër detaj nëtë gjithë këtë histori është dhe fakti se si mund të ndihet familja dhe të afërmit e tij. Si po e jetojnë ato këtë histori? Si reaguan kur e gjetën me shiringë?

 

Për me shumë ndiqni videon e rrëfimit të tij të plotë të transmetuar këtë të hënë në emisionin 7 pa 5;

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *