Vizion Plus ka zbardhur dosjen e linjes se trafikut të klandestinëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE. Këtë të premte Gjykata e Posaçme vendosi masën arrest me burg për 18 të arrestuarit, ndërkohë 7 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

 

Në dosjen e organit të akuzës ka përgjime ku trafikantët bisedojne mes tyre për transportin e klandestineve drejt Leçes së Italisë. Trafikantët identifikonin emigrantët si ‘krushqit’ dhe kërkonin menjëherë paratë për transportin e tyre.

 

Përgjimet kanë treguar edhe rolet në linjën e trafikut. Fatjon Koçllari dhe bashkëjetuesja e tij Kristina Sako flasin me një emigrant që të lidhet me Muhamedin dhe të bëjë gati paratë në të kundërt nuk vjen dot në Tiranë. Bazuar në përgjimet, rezulton se egjiptiani Muhamet Sherif, është kreu i organizatës së trafikut të klandestinëve.

 

Ndërsa në një përgjim tjetër Fatjon Koçllari flet me Thoma Sakon për vonesën e mbërritjes së fugonit te klandestinët në Elbasan. Ata thonë që pasi të mbërrijnë t’i fshehin nëpër shkurre gjatë natës dhe në mëngjes t’i nxirrin sërish për t’i transportuar drejt Gjirokastrës.

 

Në një tjetër përgjim, Fatjon Koçllari dhe Rudin Shkrela kanë komunikuar mes tyre ne dhjetor të 2020, për transportin e 4 klandestinëve sirianë nga Korça drejt Tiranës kundrejt shumës 1200 Euro. Sirianët janë marrë nga Turqia, në Greqi dhe më pas janë çuar në Bilisht të Korçës. Ata janë marrë nga një furgon për t’i çuar në Tiranë. Transportuesi i tyre, Rudin Shkrela ka ngatërruar rrugën që duhet të ndiqte dhe kjo ka shkaktuar panik te trafikanti tjetër Fatjon Koçllari.

 

Nga hetimi i përbashkët i kryer mbi 4 grupet kriminale janë dokumentuar 30 episode trafikimi të 1,120 emigrantëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *